Nuk mbarojnë dëmtimet në Kombëtaren shqiptare, në spital përfundon edhe… Berisha

Lajme të këqija po vijnë për Kombëtaren shqiptare në këtë fillim të sezonit të ri. Reparti i mbrojtjes është i gjithi i dëmtuar, ndërsa tashmë probleme po shfaqen edhe në portë. Si për të mos mjaftuar fakti se të dy gardianët shqiptarë nuk po marrin minuta me ekipet e tyre, tashmë shtohen edhe dëmtimet.

I radhës që ka përfunduar në spital është Etrit Berisha. Kapiteni i Kombëtares sonë ka pësuar një lëndim në gju, çka e ka lënë jashtë listës së Juriçit për ndeshjen e radhës. Megjithatë në media raportohet për një dëmtim të lehtë, duke shpresuar në një rikthim të shpejtë në stërvitje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *