“Nuk luan dot dikush në vendin e Ramadanit me 40 milionë dollarë”! Munishi flet për Ilir Dajën dhe vlerëson Mitajn: Që nga koha e Edvin Muratit…

Ismet Munishi ka bërë një analizë të Kombëtares dhe ndeshjeve që kanë zhvilluar kuqezinjtë nën drejtimin e Silvinjos. I ftuar në emisionin “Dribling” që transmetohet në “Fax News”, Munishi ka vlerësuar jo vetëm lojtarët e Shqipërisë, por ka komplimentuar edhe trajnerin Ilir Daja për sukseset e arritura te Ballkani, pavarësisht “luftës” që mediat e kanë futur shpeshherë me teknikun kampion në Kosovë.

“Në kohët e sotme njerëzit janë me maska, flasin atë që të tjerët kanë qejf të dëgjojnë. Për mua është interesant kur njeriu është vetvetja, edhe kur gabon ndonjëherë, se ne jemi të gabueshëm. Kjo Shqipëri është fantastike, djemtë po luajnë në mënyrë të mrekullueshme, tifozët meritojnë notën 10 se po bëjnë atmosferë mbreslënëse, stadiumi ka kushte shumë të mira, edhe FSHF po bën punë jashtëzakonsht të mirë. Nëse një prej këtyre hallkave do të mungonte, nuk do ta kishim këtë sukses. Çekia e dobët? Mos harroni, në transfertë luajtëm kundër tyre dhe e mbani mend se çfarë hoqëm për të dalë me një pikë kundër tyre, po ata janë. Silvinjo është një trajner shumë i mirë, ai ka informacion të madh. Një trajner që ka informacion të madh quhet trajner i mirë sepse ka informacion për rivalin, ka informacion për ekipin e tij dhe kundërshtarët nuk na bëjnë dot gol lehtë tani, shikohet qartë. Silvinjo nuk po i zgjedh lojtarët në bazë të emrave, por në bazë të parametrave, të formës.

Mitaj? Që nga koha e Edvin Muratit nuk kemi pasur një lojtar të tillë, në atë pozicion. Më pëlqen shumë. Ramadani? Është një djalë që zhvillimi i tij është bërë me punë, me gjak, me mund. Në rolin e tij, shihet me patjetër zhvillimi social i futbollistit, nëse ai ka hequr shumë, vjen prej vuajtjeve, ai është futbollisti më i mirë. Në atë rol nuk mund të luajë dot dikush që i ka 40 milionë dollarë.

Pa Jasir Asanin nuk do të ishim këtu ku jemi. Është zbulimi i madh. Imagjinoni nëse do të luante dobët Asani, Silvinjo do të masakrohej. Ilir Daja? Këtu në studio na kanë futur në një lloj lufte, ju mediat e keni qef. Kanë gjetur një trajner në kulm të karrierës dhe mua që nuk dorëzohem kurrë. E kemi kritikuar në një ndeshje kundër Ludogorest, Dajës i kishte ngelur hatri, por përveç kësaj, kam raporte shumë korrekte me të. Daja është trajneri shuëm i mirë, fantastik, por ia kam lënë Ballkanin gati, nuk ka pasur shumë nevojë për punë. Daja e ka dërguar Ballkanin në nivel tjetër”, tha Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online