“Nuk luaja dot për 90 minuta”, Muriqi flet pas golit: Kam qenë i pafat, më dhanë mbështetje

Lazio triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Parmës, duke u kualifikuar kështu në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë. Në këtë sfidë ishte vendimtar sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e parë me fanellën e Lacios. Edhe pse në thashethemet e mediave italiane thuhej se 26 vjeçari nga Prizreni do të rikthehej në Turqi, trajneri Inzagi u shpreh se është mjaft i lumtur nga puna e bërë prej tij. Muriqi ka zgjedhur të flasë hapur mbi situatën e tij tek Lacio, duke deklaruar se ka qenë në një moment mjaft të vështirë, por gjithçka është lënë prapa krahëve.

“Jam i lumtur që skuadra u kualifikua në çerekfinale dhe jam i kënaqur edhe me golin e parë të shënuar, i cili ishte vendimtar. Kam qenë i pafat me dy dëmtimet dhe COVID-19, të cilat më kanë penguar të stërvitesha. Edhe dje e kisha mjaft të vështirë të luaja 90 minuta. Megjithatë, skuadra më ka dhënë mbështetje maksimale dhe tashmë shpresoj për më të mirën”- u shpreh Muriqi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online