“Nuk kishte për të ardhur kurrë te Manchester United”! Karta sekrete ishte Alex Ferguson, njeriu që bindi Kristiano Ronaldon

Një ditë më parë si tradhtar dhe sot si hero! Ky është futbolli dhe luhatja e këtij niveli mund të gjendet vetëm në sport. Kristiano Ronaldo ishte shumë pranë kalimit te Manchester City, por portugezi u vendos në presionin e madh. Figura të njohura të Manchester United do ta telefonin që të ndryshonte vendimin, ndërsa edhe për tifozët që i fali shumë suksese në vitet e shkuara, po shndërrohej në tradhtar. Derisa Kristiano Ronaldo do të zyrtarizohej papritur te “djajtë e kuq”. Por kush ishte autori i këtij rikthimi dhe firme të madhe? Padyshim që për të transferuar portugezin ishin shumë hallka që funksionuan, me lojtarin Bruno Fernandez që po bënte ndërmjetësin. Megjithatë merita më e madhe i takon Alex Ferguson. “Nuk kishte për të ardhur kurrë te Juanjtid nëse nuk do fliste me Ferguson”, u shpreh Rio Ferdinand.

Ky është trajneri që rriti Ronaldon dhe i ka ndenjur më afër yllit portugez, me këtë të fundit që ruan respekt të madh për trajnerin legjendar. Sipas raportimit të mediave britanike, telefonatat e shumta të Ferguson bënë që Ronaldo të ndryshonte mendje për të mos iu bashkuar Manchester City. Nga ana tjetër Ferguson po i bënte presion Solskjaer dhe drejtuesëve të djajëve të kuq për t’u futur në garë menjëherë, duke lënë takim mes anëtarëve të bordit dhe menaxherit të Ronaldos. Kjo shpjegon më së miri faktin sesi Junajtid hyri në garë vetëm në momentet e fundit, ndërsa po e shikonte procesin e transferimit të Ronaldos te Manchester City vetëm si tifozë të thjeshtë më herët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online