Ekskluzive/ Lojtari nga La Liga trillon një dëmtim për të mos ardhur te Shqipëria, Taulant Xhaka mban qëndrim ndaj Kombëtares

Shqipëria do të zhvillojë tre përballjet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, teksa do të ndeshet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos në muajin shtator. Trajneri Reja pritet që të bëjë publike listën e futbollistëve të thirrur në këto përballje, ku vëmendja kryesore është te Nedim Bajrami.

Gjyqi po vazhdon dhe brenda pak ditësh do të kemi përgjigjen përfundimtare nëse ylli i Empolit do t’i bashkohet kuqezinjve. Ndërkohë emra të tjerë janë duke “luajtur” me trajnerin Reja dhe Kombëtaren që në thirrje, pa shkelur ende fushën. “Panorama Sport” do të raportonte se Taulant Xhaka ka refuzuar ftesën e kuqezinjëve dhe Ivan Balliu po vuan një dëmtim, ku Vallecano nuk po e lejon dhe vetë lojtari do të vendos nëse do të rrezikojë për të ardhur në Shqipëri. Të dy këta futbollistë nuk do të jenë pjesë e Kombëtares për këto takime, megjithëse ishin të thirrur nga Reja.

Ndërkohë në bazë të informacioneve që siguron “Sport Ekspres”, dëmtimi i Ivan Balliu është një trillim për të mos iu bashkuar Kombëtares. Arsyeja? E thjeshtë! Lënia jashtë në këto kohë nga ana e Shqipërisë mbi mbrojtësin që tanimë po luan në La Liga, ka bërë që lojtari të “hakmerret” në këtë formë.

Futbollisti gëzon formë të mirë dhe njëkohësisht është i shëndetshëm, duke mos vuajtur asnjë problem të vetëm. Megjithatë dëmtimi ka mbërritur si një arsye për të mos iu bashkuar Kombëtares dhe nuk ka pasur më tepër shpjegime. Po e njëjta gjë vlen edhe për Taulant Xhakën, që jo vetëm që ka refuzuar ftesën e Rejës, por njëkohësisht ka refuzuar çdo lloj komunikimi të mundshëm me stafin e kuqezinjëve, e jo më për të folur mbi arsyet e mos ardhjes në grumbullim. Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo, këto janë dy yjet e futbollit botëror dhe asnjëri nuk i përket Shqipërisë. Me siguri që futbollistët kanë zgjedhur mënyrën e gabuar për t’iu kundërvënë edhe tifozëve shqiptarë që lidhen me Kombëtaren pasi stema në fjalë simbolizon shumë më tepër sesa një ekip futbolli… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online