Nuk kishte ndodhur te Junajtid me formacionin që nga 2006, Solskjaer jep 4 emrat që nuk do të lëvizin kurrë

0

Mançester Junajtid po kalon një formë të shkëlqyer në kampionat pas rikthimit nga karantina, ku në 5 takime ka marrë 4 fitore dhe një barazim. Për këtë arritje mjaft të mirë ka meritë trajneri i “djajve të kuq” i cili ka krijuar një grup mjaft të konsoliduar dhe që njohin mirë njëri tjetrin në fushën e lojës.

Në tre ndeshjet e fundit Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka ndërruar asnjëherë formacionin, një gjë që nuk kishte ndodhur në Premier Ligë që nga viti 2006. Megjithatë për trajnerin vetëm katër lojtarë e meritojnë vendin e sigurtë tek ekipi i tij.

“Kemi shumë lojtarë të mirë, por është majft e vështirë për mua të lë jashtë  Skot McTominaj, Fred, Brandon Uilliams dhe Dein Xhejms. Ata kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Në merkato do të shikojmë për lojtarë që i përshtaten formacion tonë.”- tha Solskjaer. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.