“Nuk kishte internet dhe arusha pelushi”, flet kroati 20-vjeçar i Zrinjskit që fundosi Tiranën me supergolin: Shihja futboll me lopët e gjyshes

Niko Jankovic, ky ishte lojtari më i ri në fushën e blertë te ndeshja mes Zrinjskit dhe Tiranës. Vetëm 20-vjeç dhe nuk do të duheshin shumë minuta për të lëshuar predhën nga distanca, duke e ndalur në cepin e rrjetës. Ishte momenti i shokimit dhe eliminimit përfundimtar për bardheblutë. I pyetur nga gazetarët në Bosnje, se ku e gjeti guximin për të provuar një tentativë të tillë ndaj Tiranës, Jankovic, që zotërohet nga Dinamo e Zagrebit, gjithçka ia faturon të shkuarës së tij.

“Nga vjen guximi? Përgjigja është e thjeshtë. Unë jam produkt i Dinamos së Zagrebit që kur kam qenë pesë vjeç. Në të gjithë Europën, kur luanim ndaj ekipeve të mëdha, për vite të tëra bërtisnim: “Kush është më i miri? Dinamo”. Prandaj një përqindje e mirë shkon që në këtë kohë. Pastaj atë guxim ma kanë futur edhe trajnerët që kam punuar te Dinamo. Pushimet i kaloja gjithmonë në Zagora, Kroaci. Atje nuk kishte internet, nuk kishte lojëra dhe as arusha pelushi. Një fëmijë qyteti nga Zagrebi duhet të vendoste një gur në sup, të kapërcente përoin dhe të shikonte futbollin së bashku me lopët e gjyshes”, tha Jankovic. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Niko Jankovi? (@jankovic_niko8)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online