“Nuk kisha parë kur diçka të tillë në karrierë”, lojtari i Seviljës për gafën e madhe të arbitrit: I kishim hequr edhe fanellat…

Ngjarja më e pazakontë në historinë e futbollit ka ndodhur në ditën e sotme në ndeshjen që Sevilja fitoi në shifrat 2-1 kundër Granadas. Kur ishin akorduar edhe 4 minuta shtesë nga mbyllja e takimit, arbitri sinjalizoi që në minutën e 3 shtesë se ndeshja e ka përfunduar historinë e saj. Lojtarët e Granadas kanë protestuar pasi kërkonin kohën e mbetur me shpresën e barazimit të rezultatit, por arbitri ishte i sigurt në vendimin e tij.

Nuk kanë kaluar shumë minuta që kryesori të reflektonte duke i kërkuar skuadrave që të riktheheshin në fushën e blertë për të zhvilluar 60 sekondëshin e mbetur. Por si është përjetuar kjo nga lojtarët? Lucas Ocampos i Seviljës është shprehur: “Arbitri e mbylli ndeshjen se mendoi se koha kishte mbaruar dhe pastaj na tha që kishte bërë gabim. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në karrierë. Praktikisht i kishim hequr fanellat kur na lajmëruan të ktheheshim”, u shpreh Ocampos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *