Vllaznia po vazhdon që të mbajë vendin e parë në kampionatin shqiptar dhe ka ecurinë pozitive të rezultateve. I ftuar në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC Neës” ishte edhe sponsori i ekipit shkodran, Alban Xhaferi. Ky i fundit i ka kujtuar rivalëve se Vllaznia nuk luan me presion dhe se këto arritje deri në këtë pikë janë përtej pritshmërive, por frika nuk ekziston dhe do të kërkohet thellimi i diferencës.
“Kjo është e bukura futbollit. Jemi përtej pritshmërive të fillimit. Kjo ka ardhur nga puna e stafit dhe lojtare. Po e gëzojmë momentin dhe shpresojmë të kemi vazhdimësi në këtë projekt. Distanca prej 9 pikësh na jep kënaqësi. Ne nuk kemi presion, do luftojmë për të ruajtur atë diferencë dhe pse jo të thellojmë. Nuk kemi frikë asnjë skuadër. E kemi thënë se luajmë si të barabartë me të gjithë. Tifozët? Dua të ndalem te ai tifozi, zjarrfikësi, ai nuk është zjarrfikës. Me të vijnë 10 zjarrfikës. Me ambulancën vijnë 10 doktorë dhe u thashë nga dolën gjithë këta. Kemi rënë në hall me këtë pjesë, pasi shumë tifozë duan të jenë në stadium”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/