“Nuk kemi bërë fare analizë për humbjen me Kastriotin”, Shehi falënderon tifozët e Tiranës: I forti është ai që kur bie në tokë, ngrihet prapë

Tirana-Laçi duhej të ishte si një finale për titullin kampion, por tanimë jemi mësuar me bardheblutë që ndeshje të këtij niveli, t’i kthejnë në “detyra shtëpie” të lehta. Ashtu si ndodhi edhe kundër Kukësit, ndaj kurbinasve është fituar lehtësisht.

Goli i parë do të vinte nga Xhixha në minutën e 5 që nuk festoi, por shkaktoi dëmin ndaj ish-ekipit. Për ta dyfishuar mendoi me kokë Najdovski në të 19 dhe Seferi që siguroi gjithçka në të 29, pas një tjetër gabimi të mbrojtjes. Një histori e mbyllur në 45 minuta teksa Roganovic bën një tjetër gabim ashtu si edhe në pjesën e parë, duke i dhënë mundësinë Xhixhës për golin e 2 person dhe të 4 për Tiranën.

Pra një vet.ëvrasje kjo e Laçit që i dha Tiranës një lojtar si Xhixha, pikërisht njeriu që po mbyll llogaritë dhe shpresat për të ëndërruar më tepër. Matematikisht kurbinasit janë po aq në lojë sa Tirana për vendin e parë, por duke parë diferencat mes ekipeve në fushë, nuk ka shumë vend për diskutime. Sa për historikun e takimit, Shehu shënoi golin e vetëm të Laçit me nisjen e së dytës.

Nga krahu tjetër Kukësi ka arritur që të marrë një pikë me Teutën falë super golit të Bashës. Të parët kaluan në avantazh durrsakët me anë të Hebajt, ndërsa në minutën e fundit, Basha nderoi verilindorët që të dalin me një pikë. Longo do të shprehej në javën e kaluar se Kukësi është ende në valle dhe do të përfitonte nga përballja direkte Tirana-Laçi, por barazimi i shumëkërkuar nga kjo sfidë nuk ka ardhur dhe për më tepër, e ka arritur vetë ndaj Teutës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Shehi: “Dua të falënderoj që erdhën në stadium pas humbjes ndaj Kastriotit. Lojtarët i bën detyrat e tyre dhe rezultati është shumë i kënaqshëm për të gjithë ne. E rëndësishme është që kur të biesh, të dish sesi të ringrihesh. I forti është ai që kur bie në tokë, ngrihet prapë. Nuk kemi bërë analizë fare pas Kastriotit, kemi thënë se çfarë ka ikur ka ikur. Humbëm nga fusha, humbëm pasi kishte shumë minuta loje fiktive”.

Mirel Josa: “Të humbësh është normale, por të humbasësh në këtë mënyrë është e papranueshme. Goli i katërt erdhi nga shokimi që Roganovic pati që në golin e parë. Sot kemi bërë gabime që nuk i kemi bërë ndonjëherë më parë, kemi bërë shumë gabime individuale. Nuk e kam problemin te diferenca me 6 pikët, por te mënyra sesi kemi humbur. Kampionat ka shumë, skuadra duhet të ulet me këmbë në tokë. Roganovic ishte shumë i dobët psikologjikisht, u duk që kur hyri në dhomat e zhveshjes. Këto gabime nuk mi kishte bërë ndonjëherë më parë.

Arapi: “Kemi qenë gati perfekt në mbrojtje sot, përvec momentit të golit të pësuar. Komplimente ekipit, duhej të kishim shënuar golin e dytë. E kishim studiuar kundërshtarin dhe këshilla për lojtarët ishte që të mos driblohesim në momentin që ushtronim presion. Më pëlqeu ekipit pasi i përmbushën këshillat. Basha kishte edhe erën në favor dhe prandaj topi mori atë trajektore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online