Një nga atletet më të bukura në botë, olimpistja amerikane Lolo Jones, dha një deklaratë të fortë. 40-vjeçarja u shpreh se nuk kishte shkuar kurrë në shtrat me dikë dhe po priste për natën e parë të martesës.
“Unë u përpoqa me njerëz nga sfera të ndryshme të jetës, madje edhe me kolegë sportistë, por gjithmonë do të përfundonte në ndarje dhe do të më thyhej zemra. Jam e vendosur të bëj sek.s për herë të parë vetëm kur të jem e martuar, por nuk mund të gjej njeriun e duhur”, do të shprehej Jones e dëshpëruar
Por kjo deklaratë e ndarë me publikun vetëm sa i ka vështirësuar gjërat edhe më tepër. “Ishte një gabim i madh. Pas kësaj, më janë prishur të gjitha takimet e mia, nuk ka më asnjë shans. Kisha disa kërkesa më parë të paktën”, u shpreh atletja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/