Një ndeshje disi delikate ishte ajo para derbit të Superiores. Skënderbeu dhe Laçi nisën takimin e tyre që filloi në orën 17:00, me korçarët që arritën të fitonin në shifrat 2-1. Vendasit erdhën pas disa rezultateve jo të mira në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Laçi kërkonte fitoren e parë të sezonit.
Por në fund ishte Skënderbeu që fitoi. Vasquez i dha avantazhin vendasve në minutën e 20, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Laçi do të barazonte vetëm në minutën e 70 të takimit me anë të Traore, ndërsa tetë minuta më vonë, Bismark, do të mbyllte historinë e ndeshjes në 2-1. Pas një penalltie të ekzekutuar nga Juri që u prit nga Dajsinani, topi u shndërrua në asist për Bismark që nuk mund të gabonte, duke sjellë tre pikët e arta. Menjëherë pas këtij takimi, Armando Cungu doli në “RTSH Sport” dhe u shpreh:
“Golat ishin amator, loja ishte shumë zhgënjyese. Nuk kam se çfarë them, e kam kërkuar largimin edhe më parë, por nuk ndodhi. Nuk mund të luhet kështu, ndeshja e 3 radhazi që ndëshkohem nga arbitrat. Unë protestoj për një të drejtë timen dhe marrë karton, nuk mund të vazhdoj kështu. Kam qenë gjithmonë trajner i mirë dhe në krye tabelës, jam mësuar të kalojë ture në Europë dhe nuk i tillë për të rënë nga Kategoria. Nuk jam trajner për mbijetesë, do komunikoj me presidentin për t’u larguar”, tha Cungu. /Sport Ekspres/