“Nuk kam pasur fatin të kem në ekip Xavi-Mesi-Iniesta”! Simeone ia tha hapur Guardiolës, nuk takohen në fundin e ndeshjes

Manchester City ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Atletico Madrid në një ndeshje që Simeone tregoi sërish artin e mbrojtjes. Megjithëse mund të përfundonte edhe më mirë me planin e spanjollëve që kërkonin barazimin pa gola, mund të thuhet se gjithçka po shkon sipas llogaritve të trajnerit të Atletikos.

Këta të fundit nuk rregjistruan asnjë gjuajtje në portë dhe kishin ardhur me të vetmin objektiv, për të mos lënë Manchester City që të vris.te gjithçka që në ndeshjen e parë. Përpara këtij takimi, Simeone kishte folur hapur për Guardiolën.

“Në të gjitha klubet në të cilat kam qenë unë, nuk kam pasur kurrë mundësinë të kem lojtarë si Xavi, Messi, Iniesta… të rinj dhe në kulmin e tyre. Pavarësisht se sa i talentuar është Guardiola, ai ishte mjaft me fat që kishte lojtarë të mëdhenj”, tha Simeone. Në fundin e takimit të sotëm është parë se të dy trajnerët kanë shkuar drejt tunelit pa u takuar dhe përshëndetur. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *