“Nuk kam ardhur me klan shqiptar këtu”! Drejtori Djarmati: Do jetoj në Shkodër, më kanë gjetur apartament

Matko Djarmati do të jetë drejtori i ri i Vllaznisë në projektin e madh dhe entuziazmin që konsiston me afrimin e Alban Xhaferit në postin drejtues të shkodranëve. Në konferencën e prezantimit gjatë ditës së sotme, Djarmati u ka thënë përgjigje edhe kritikëve, duke u shprehur se nuk ka mbërritur te Vllaznia nga asnjë “klan shqiptar”, por ishte një propozim i ardhur nga ekipi i Rijekës. Gjithashtu ndryshe nga Engin Firat që paguhej duke bërë pushime jashtë vendit, këtë herë drejtori i ri do të jetojë në Shkodër.

“Pa gazetarët Vllaznia nuk është klubi i madh dhe nuk jetojmë dot, faleminderit që jeni këtu. E di se ku kam ardhur, e di shumë mirë. Me këto tre ditë që jam këtu e kam ndierë peshën e klubit të madh dhe më ka ndërruar jeta në 360 gradë. Kam ardhur nga propozimi i Rijekës këtu, nuk kam ardhur me një klan shqiptar që kisha mbrapa meje dhe më vendosi te Vllaznia. Bashkëpunimin me Rijekën nuk e kemi përfunduar siç dëshironim, pasi drejtori i tyre sportiv kishte një problem familjar.

Sapo kjo do të zgjidhet do të diskutojmë së bashku dhe të marrim nga eksperienca e një skuadre që del gjithmonë në Kupat e Europës. Unë nuk jam propozuar nga asnjë klan shqiptar që rri mbrapa meje. Me licenencën UEFA PRO që kam, mesa kam informacion nga Federata, e mbyll postin e drejtorit sportiv. Nga fundi i vitit do të ketë kurs nga Federata për drejtorin teknik dhe nuk shoh arsye se përse mos të shkoj. Ku do të jetoj? Klubi më ka gjetur apartament dhe ka 4 ditë që jetoj në Shkodër”, u shpreh Djarmati. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *