Do të marrë edhe shokun e skuadrës me vete, Xhakomo Vrioni ka vetëm një skuadër për t’u larguar

Xhakomo Vrioni e ka realizuar ëndrrën për të debutuar me ekipin e parë të Juventusit, duke qenë për 11 minuta në fushë në Seria A përballë Romës. Por hapësirat nuk mund të jenë të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye sulmuesi kuqezi është duke menduar për një tjetër alternativë.

Në skenë kanë dalë dy emra që janë nga Seria B, por mediat italiane raportojnë së fundmi se është Pisa më pranë këtij transferimi. Ata nuk do të marrin në shtëpinë e Juventusit vetëm Xhakomo Vrionin, por edhe lojtarin tjetër të talentuar Luca Zanimacchia. Këta dy futbollistë pritet që ta përforcojnë Pisën në formën e huazimit, por sigurisht që fjalën e fundit do ta thotë trajneri i bardhezinjëve U-23, Andrea Pirlo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online