“Nuk ka të paprekshëm te kjo Shqipëri, kërkuam 4 muaj derisa gjetëm Mitajn”! Batuta e Silvinjos: Mos më merr trajneri i Brazilit dhe kërkon Kristjan Asllanin…

Silvinjo ka kthyer entuziazmin e madh të tifozëve të Shqipërisë. Trajneri brazilian po bind me rezultatet dhe mënyrën e lojës të Kombëtares. I ftuar në emisionin “Skaner”, në intervistën me gazetarin Gerti Çarçani, Silvinjo foli mbi dy fitoret e fundit të Shqipërisë. Gjithashtu janë komentuar edhe disa element të veçantë, kryesisht Mitaj, që rezultoi zbulim i suksesshëm dhe me të ardhmen përpara.

“Jam i kënaqur edhe për paraqitjen e lojtarëve, e cila ishte e mirë në tre ndeshjet. Futbollistët ishin aty, të organizuar në fushë, me mendjen e duhur për të luajtur një ndeshje futbolli. Po flas edhe për Poloninë, një ndeshje që ishim në garë deri në dy minutat e fundit për të barazuar. Por, mirë, i kënaqur pasi tani i njoh më mirë lojtarët apo ata më njohin mua dhe stafin, ku jemi 7-8 persona. Natyrisht punën e bëj unë si trajner i parë, por ka rëndësi edhe kjo njohja mes lojtarëve dhe stafit, çka më jep kënaqësi.

Ishujt Faraoe? Shiko, ishte e vështirë, për ta menaxhuar në dhomat e zhveshjes, pasi u ndodhëm në një situatë të vështirë. Duhet ta mbyllësh ndeshjen. Duhet ta kishim mbyllur pasi ishim superior në ato momente: “1-0, më pas penalltia dhe më vonë një tjetër shans i shpërdoruar dhe një minutë para se të futesh në dhomat e zhveshjes i jep mundësi kundërshtarit të të shënojë gol”.

Dhe ai është momenti vendimtar, pasi nëse skuadra humbet qetësinë, humbet ndeshjen. Pasi nëse një lojtar i prapavijës del përpara dhe lë pozicionin, nuk është mirë. Ndeshja fitohet vetëm kur je i organizuar fort dhe mirë. Dhe aty më kuptuan lojtarët. Pasi u thashë: “Duhet të luajmë të qetë dhe të kthjellët,me intensitetin e duhur të lojës, por, mbi të gjitha, të organizuar”. Pasi vetëm kështu fitohet ndeshja. Pastaj lojtarët bënë mirë kur u futën në pjesën e dytë, shënuan golin e dytë dhe të tretë dhe sipas meje e merituam. Një fitore e mirë ajo në Ishujt Faroe

Flasim për eufori. Unë them se duhet të flasim për të shfrytëzuar këtë moment që po kalojmë pas këtyre fitoreve dhe euforia mund të qëndrojë. Mendoj se kur punohet mirë dhe rezultati shihet, sigurisht që na mungon shumë dhe pikërisht atë moment duhet ta shfrytëzojmë. Dhe nëse e shfrytëzojmë mirë, është 50 përqind e punës dhe nuk flas për eufori, por për ta shfrytëzuar. Kjo është gjë e mirë dhe lojtarët janë të bindur se bëmë mirë, kemi ende shumë për të bërë, ti marim ndeshjet me radhë. Këtë duhet të bëjmë,ska rrugë tjetër. Unë kur dhashë konferencën e shtypit në fillim jam shprehur se nuk është një grup i lehtë, pasi në një ndeshje të vetme përgjatë 90 minutave mund të ndodhin shumë gjëra. Dhe sipas meje, mbeten ende 5 ndeshje të tjera, për ne janë si 5 finale dhe duhet të ecim me 100km në orë, pasi secila është shumë e rëndësishme dhe numri 1 është Republika Çeke

Ne shkuam në Poloni dhe humbëm 1-0. Ndeshja e dytë, 0 gol.Nuk pësuam ndaj Moldavisë. Më pas Ishujt Faroe, pësuam një. Flasim për tre ndeshje, pësuam dy gola, më pak se një gol për ndeshje.Mendoj se pjesa difensive por edhe offensive, është e mirë pasi kemi shënuar 5 gola në tre ndeshje. Kemi pësuar dy gola në tre ndeshje. Por në fund të fundit të gjitha skuadrat pësojnë. Edhe Mançester Siti pëson,të mëdhatë e botës gjithashtu pësojnë:Liverpul.Barcelona,Real Madrid.Për fat të keq, kështu është.

Ne kishim probleme për mbrojtës të majtë dhe prej tre-katër muajsh ishim në kërkim. Vendosëm për Mitaj, i cili zhvilloi një ndeshje të mirë. Sigurisht që nuk ka lojtar të praprekshëm. Nuk mund të bëjmë llogaritë tani e të flasim për 11, 13 apo 15 lojtarë. Nuk e dimë se si do të jemi deri në shtator.

E gjithë puna e stafit, puna e federatës, ardhja ime këtu, qëndrimi i përhershëm këtu, por sigurisht vëzhgimi i lojtarëve sollën entuziazëm. Një futbollist do të dëgjojë të vërtetën nga një trajner. Ne duhet të bëjmë zgjedhjet dhe ndodh që dikush nuk luan, tjetri nuk është o gatshëm,prandaj duhet folur hapur duke u parë në sy. Mua më duhet të shoh çdo ndeshje, ti shoh lojtarët, duhet të punoj 10-12 orë në ditë” tha Silvinjo. E teksa gazetari i tregon se Asllani po niset që të quhet Asllaninjo në vendin tonë pas super golit me Ishujt Faroe, trajneri i Shqipërisë tha me batutë:  “Se mos më marrin në telefon nga kombëtarja e Brazilit, trajneri i Brazilit që ta çojnë andej Asllanin”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online