Nuk ka shumë dyshime, Ronaldo fenomeni tregon se kush do ta fitojë Botërorin

Ronaldo “Fenomeni” është kthyer së fundmi për të folur mbi Botërorin 2022 që do të zhvillohet në Katar. Ish sulmuesi i Brazilit, i cili tashmë është president i skuadrës Valladolid në Spanjë, deklaroi se këtë kompeticion do ta arrijë ta fitojë Kombëtarja e tij e zemrës.

Ronaldo i beson plotësisht liderit të ekipit, Neymar duke thënë se sipas tij nëse ai është në formën optimale, Brazili do të fitojë këtë trofe madhështor që mungon prej 2002.

“Ky Botëror nuk do të jetë ndryshe, por nëse Neymar është mirë fizikisht dhe i përqendruar në 100% në këtë Kupë Bote, do të kemi shumë mundësi për ta fituar titullin. Kemi një skuadër të madhe, lojtarë të mëdhenj, por mbi të gjitha kemi Neymar që është shumë ndryshe nga lojtarët e tjerë si në aspektin teknik ashtu edhe fizikisht”-tha Fenomeni. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online