Një lajm i bujshëm ka qarkulluar së fundmi në hapësirën sportive shqiptare. Sokol Cikalleshi do të vishte fanellën kuqezi, por këtë herë jo atë të Kombëtares, por të Flamurtarit. Megjithatë Ditmar Bicaj e hedh poshtë një skenar të tillë. Ish-mbrojtësi i njohur shqiptar ka thënë me bindje në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se Cikalleshi nuk do të rikthehet në “Abissnet Superiore”. Bicaj zbulon se sulmuesi kavajas ka pasur oferta më parë nga klube të dy vendeve të para të kampionatit, por ka refuzuar që të rikthehej në Shqipëri.
“Me aq sa e njoh unë Cikalleshin, nuk e besoj. Nuk ka shanse që të kthehet në Shqipëri. Jo te Flamurtari, por edhe në Shqipëri po them. Di që ka pasur edhe oferta nga ekip te dy vendet e para, por nuk e mendonte kthimin në Shqipëri. Te Flamurtari jo që jo. Nuk është në idetë e Cikalleshit një rikthim në Shqipëri. Kur ka refuzuar dy ekipe në vendet para, që ka pasur kontakte dhe kanë shprehur dëshirë…”, është shprehur Ditmar Bicaj./Sport Ekspres/