“Nuk ka rëndësi sa minuta kemi, vetëm fitorja e Shqipërisë”! Balaj dhe Roshi flasin pas ndeshjes

Odise Roshi dhe Bekim Balaj kanë folur pas ndeshjes së Shqipërisë që arriti të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj Bjellorusisë, por njëkohësisht edhe në prag të takimit të ardhshëm që do të kemi me Lituanin. Sulmuesi kuqezi është shprehur se pak rëndësi kanë minutat e tij të aktivizimit, pasi përparësi ka vetëm fitorja e Kombëtares.

“Me rëndësi është tre pikëshi që morëm, ishte jashtë fushës tonë dhe kemi nisur mbarë këto eliminatore në Ligën e Kombeve. Nuk kemi kohë shumë të gëzohemi se na pret ndeshja tjetër tani. Tani shpresojmë për fitoren tjetër. Dëshira është e të gjithëve që ta nisim si titullar, por janë zgjedhjet e trajnerit që vendosin. Me rëndësi është fitorja pastaj pak rëndësi kanë minutat tona. Dëshira është e madhe për ekipin kombëtar, në stadiumin tonë të bukur nuk kemi mundur akoma që të shënojmë një gol. Megjithëse nuk janë tifozët dhe nuk mund ta festojmë ashtu siç dëshirojmë”, u shpreh Balaj në konferencën për shtyp.

Nga ana tjetër, Odise Roshi theksoi po të njëjtat fjalë duke treguar se është i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë te Kombëtarja, por janë zgjedhjet e trajnerit Reja ato që do të vendosin dhe mbeten për t’u respektuar.

“Ishte kënaqësi ta nisje me tre pikë në Mink, ekipi ynë bëri një ndeshje shumë të mirë. Nuk duhet që ta nënvlerësojmë Lituaninë dhe të shohim për ndeshjen e radhës. Ne e kemi thënë që ne jemi gati të japim më të mirën tonë, sa herë që të thirremi për të luajtur. Pastaj është trajneri që vendos. Kombëtarja është shumë mirë, se ne fituam ndaj Bjellorusisë, ndaj një ekipi që nuk kishte asnjë mungesë. Ia lëmë gjithçka fushës ndaj Lituanisë”, u shpreh Roshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online