Çdo arsye duket e mjaftueshme për të krijuar polemika te Mançester Junajtid. Gjithçka është një mënyrë për Zhoze Murinjon dhe Pol Pogba, që të vazhdojnë luftën e brendshme. Detaji i pabesueshëm për ngjarjen e fundit është zbuluar nga “Daily Mail”.
Sipas asaj që zbuloi gazeta britanike, përjashtimi i fundit i mesfushorit, në ndeshjen e Champions League ndaj Jang Bojs, lidhej me stilistin e flokëve të francezit. Trajnerit portugez nuk i pëlqeu aspak vizita e papritur e berberit në hotelin e “Djajve të Kuq”.
Ngjarja u regjistrua të premten e kaluar, në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Kristal Palas. Edhe pse është i vetëdijshëm, se modeli i flokëve është një prej pjesëve më të rëndësishme të mazhit të Pogba, Murinjo nuk e kaloi pa zhurmë shkeljen e rregullores dhe vendosi ta linte jashtë skuadrës kampionin e botës.