Nuk ka pushim për Maganin, gati marrëveshja me kampionët e Kosovës

Gugash Magani sapo është ndarë me Teutën dhe për Sport Ekspres deklaroi para dy ditësh se nuk ka asnjë bisedë konkrete me ndonjë klub dhe plani i tij për momentin është të pushojë.

Megjithatë, për një trajner si Magani ka gjithnjë klube të interesuar dhe nëse ne Shqipëri nuk e josh asnjë klub, peqinasin tani e duan në Kosovë.

Nuk është një ofertë dosido, por është Trepça ’89 klubi që e kërkon dhe që sot mund të mbyllet, mëson Sport Ekspres. Ditë më parë drejtuesit e klubit kampion në fuqi në Kosovë takuan edhe Armando Cungun, i cili refuzoi, ndaj tashmë tentohet marrëveshja me Maganin.

Administratori i klubit, Abedin Zeka, do të bisedojë sot me Maganin dhe plani është që të mbyllet gjithçka sa më shpejt, pasi Trepça ’89 kërkon të afrojë lojtarë dhe duhet miratimi i trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online