Flamurtari mbret i merkatos, vjen edhe një mbrojtës nga Shkupi

Flamurtari mund të quhet pa frikë mbreti i merkatos dimërore, sepse ka vepruar me shpejtësi, ndryshe nga rivalët për kreun, duke afruar deri tani tre lojtarë dhe duke mbyllur praktikisht marrëveshjen edhe për lojtarin e katërt.

Supersport raporton se përforcimi i fundit i skuadrës vlonjate është Fisnik Zuka, që vjen nga skuadra e Shkupit. 22-vjeçari është një titullar fiks tek skuadra e Superligës maqedonase prej 3 sezonesh dhe natyrisht ka qenë trajneri Shpëtim Duro ai që ka vendosur, duke qenë një njohës i mirë i kampionatit të vendit fqinj, por duke njohur mirë edhe vlerën e futbollistëve në aspektin financiar.

Zuka luan në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe në mesfushë, ndërkohë që është vetëm 22 vjeç dhe kështu bëhet një alternativë e çmuar jo vetëm për sezonin aktual, por edhe një investim për të ardhmen tek vlonjatët.

Me pare te Flamurtari janë konfirmuar Igor Nedeljkovic, Muarem Muarem dhe Argjent Gafuri, të gjithë lojtarë me tipare ofensive, pasi ishte e qartë se kuqezinjtë kishin nevojë për më shumë fantazi e forcë goditëse.

Mbrojtja ka qenë perfekte, më e mira në Shqipëri me pjesën e parë të sezonit, por Duro shton konkurrencën dhe tashmë merkatoja mund të quhet e mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online