Nuk ka mrekulli, Partizani i thotë lamtumirë Europës!

Rruga e Partizanit në Europë ndalet në Slloveni! Maribori është shumë i fortë për të kuqtë, teksa pas fitores 1-0 në Tiranë, ka fituar edhe ndeshjen e luajtur sonte në mbrëmje, me dy gola të shënuar dhe me një lojë të cilën e ka menaxhuar.

Që nuk do të ishte mbrëmja e të kuqve u duk që te traversa e goditur në pjesën e parë me Atandën protagonist. Sllovenët kishin një rast të mirë por nuk e shfrytëzuan, ndërsa Progni dhe Bardhi gabuan shumë përpara.

Pikërisht një kundërsulm i vendasve solli golin, me një goditje të bukur nga jashtë zone nga Dervisheviç. Më pas, në pjesën e dytë, Maribori goditi tranversën e portës së ekipit të Gegës, teksa sërish fati iu vu kundër Partizanit, këtë herë, me një silurë te Abdurrahimit në goditje dënimi, nga thuajse 20 metra. Në fund, pasi disa rastesh, sllovenët shënuan edhe golin e dytë me Tavares!

REZULTATI

FT/ Maribor-Partizani 2-0

Shënues: Dervisheviç 31?, Tavares 90’+3

KRONIKA E NDESHJES

1? Ka nisur takimi…

14? Vrhovec për pak sa nuk shënon. Devijimi i topit nga lojtari slloven shumë i gabuar

17? TRAVERSE! Partizani pranë golit. Goditje këndi, rrëmujë në zonë dhe thuajse autogol i vendasve, teksa topi godet tranversën e portës së Handanoviçit

18? Bardhi për pak nuk stopon një top, që do të ishte rast flagrant në zonë.. Handanoviç e bën të tijin

31? GOL MARIBORI! Dervisheviç me goditje nga jashtë zone. E pamundur për Hoxhën të kapë topin. Asist i Hotiçit

45’+1 Mbyllet pjesa e parë. Skuadra e Partizanit e nisi mjaft mirë, duke u bërë e rrezikshme në të paktën tre momente, sidomos me Atantën, teksa ishte i pafat kur traversa ndali festën e të kuqve. Sakaq, Maribori, pas një rasti të shpërdoruar, gjeti golin me anë të një goditje të bukur nga jashtë zone nga Dervisheviç.

46? Nis pjesa e dytë

55? Zëvendësim Partizani. Abdurrahimi merr vendin e Bardhit

57’ TRAVERSE! Dervisheviç godet në goditje këndi, por topi bie mbi traversë. Maribor pranë 2-0

58’ Zahoviç i afrohet golit për vendasit, por Hoxha bllokon pas dy tentativash

65? Zëvendësim Partizani. Del Progni, Kalari i merr vendin

66? TRAVERSE PARTIZANI. Abdurrahimi lëshon “silurë” nga goditje dënimit, por topi stampohet në traun e portës sllovene. Sa të pafat të kuqtë!

90’+1 Maribori pranë golit të dytë

90’+3 GOL MARIBORI. Tavares realizon duke shmangur Ibrahimin dhe kaluar topin mes këmbëve Hoxhës

90’+4 Mbyllet pjesa e dytë, Maribor-Partizani 2-0

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online