Nuk ka më vend për Elseid Hysajn te Lacio, Igli Tare gjen mbrojtës krahu te Totenhemi

Elseid Hysaj duket gjithnjë e më larg Lacios.  Mbrojtësi shqiptar nuk po bind te bardhekaltrit, ku ka humbur vendin e titullarit. Sarri kërkon një mbrojtës të majtë si dhuratë në fund të kësaj merkatoje dhe Lotito është i gatshëm t’ja dhurojë.

Lacio ka kthyer sytë nga Totenhemi. Tare ka si objektiv Serxhon Regujonin dhe do përpiqet të bindë klubin anglez për të sjellë spanjollin në Romë. Megjithatë, për të mbërritur te firma, Tare duhet të shesë fillimisht Hysajn, i cili nuk bën më pjesë në planet e Sarrit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *