Bajerni i Mynihut duket se nuk ka pritur më gjatë dhe ka vendosur të rinisë stërvitjet. Të ruash formën me kushte shtëpiake është një sfidë e vështirë për të gjithë futbollistët dhe pasojat do të shfaqen në momentin kur të jepët drita jeshile që skuadrat të zbresin në fushën e lojës. Kështu klubi bavarez kërkon t’i ketë lojtarët në gjendje të mirë fizike dhe për këtë arsye ka marrë një vendim të tillë, duke nisur që nesër seancat stërvitore.
Lajmin e bën të ditur “Kicker“, që raporton se Hansi Flik do të ketë në dispoicion ekipin, por gjithnjë duke zbatuar edhe masat mbrojtëse të udhëzuara për t’u mbrojtur nga Covid-19. Kështu futbollistët e Bajernit do të ndahen në 4 grupe me nga 4 lojtarë dhe një tjetër me 5 të tillë. Futbollistët do të merren nga parkimi dhe do të shpëndahen në hapësira të ndryshme të qendrës stërvitore në mënyrë që kontakti të jetë sa më i ulët. Gjithashtu do u ndalohet larja në dushet e qendrës sportive, ndërsa duhet që ta bëjnë një gjë të tillë në shtëpitë e tyre./Sport Ekspres/