Nuk do të ketë paqe mes Gasperinit dhe Papu Gomezit. Sherri ndërmjet trajnerit italian dhe kapitenit 32-vjeçar është nuk mund të zgjidhet dhe për askënd nuk ka kthim pas. Në këto kushte te Atalanta kërkojnë të përfitojnë financiarisht nga argjentinasi, i cili do të jetë në listën e shitjes që në janarin e ardhshëm.
Pas 6 vite e gjysmë në Bergamo, Gomez do të ndryshojë ambient dhe viti i ardhshëm është momenti i duhur për klubin që të transferojë lojtarin. Kjo për shkak të situatës aspak pozitive me Gasperinin, por edhe për faktin se mund ta humbasin me parametër 0 në vitin 2022.
Atalanta ka vendosur tashmë çmimin për kapitenin e saj, që mund të largohet nga skuadra për një shifër 15 milionë euro. Nga kjo situatë fërkon duart edhe Milani, që është gati të marrë shërbimet e argjentinasit. Hakan Çalhanoglu po shtyn rinovimin e kontratës dhe Papu Gomez do të ishte një goditje e madhe për kuqezinjtë në merkato, duke ditur eksperiencën dhe aftësitë e kapitenit të bergamaskëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/