E pazakontë/ Frika nga infektimi me Covid-19 sjell çudira, lojtari luan futboll me maskë në fytyrë

Rastet me Covid-19 nuk kanë munguar as në futboll, ku shumë futbollistë janë prekur nga pandemia. Sigurisht që imuniteti i një sportisti është shumë herë më i lartë se njerëzit e zakoshëm, duke bërë që ta kalojnë sëmundjen në gjendje shumë të lehtë. Megjithatë problem përbën fakti i karantinimit, që i detyron të qendrojnë 14 ditë larg fushave, duke bërë që mund të humbasin edhe formën e tyre.

Për të shpëtuar nga infektimi, një zgjidhje e pazakontë vjen nga Jerry Bengtson. Futbollisti i skuadrës së Hondurasit, Olimpia, ka luajtur për 76 minuta me maskë në fytyrën e tij në ndeshjen kundër Montreal Impact, të vlefshme për CONCACAF Champions League. Diçka vërtetë e veçantë kjo, duke marrë parasysh faktin sa e vështirë është për një futbollist të marrë frymë lirshëm me maskën e vendosur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online