Fushata nis nga Madridi, Laporta me gjest ironik për rivalët e përjetëshëm: Edhe Reali do të më shikojë përsëri

Në Barcelonë kanë nisur fushatat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 janar të vitit të ardhshëm. Kandidati më kryesor për të fituar është Joan Laporta, i cili e ka provuar edhe më parë karriken e presidentit, duke i udhëhequr katalanasit drejt një epoke të lavdishme. Fushata e spanjollit nis nga Madridi, aty ku nuk mungon ironia për rivalët e përjetshëm.

Një imazh gjigant me fytyrën e tij është shpalosur në një ndërtesë që gjendet vetëm pak metra larg “Santiago Bernabeut”. Një gjest ironik ky që pranohet nga vetë Laporta, i cili tregon për “Diario Marca” se edhe Reali i Madridit dëshiron t’i shikojë sërish.

“Baneri është i këndshëm, sepse mendoj se edhe Reali i Madridit do të na shikojë përsëri. Kam pasur kujtime shumë të mira të përjetuara në Bernabeu. Nga fitorja 2-6, te duartrokitja nga Ronaldinjo, Ksavi…”, ka thënë Laporta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online