Në media përflitet prej kohësh për një kalim të Karlo Ançelotit në krye të pankinës së Brazilit. Kombëtarja amerikano-jugore është vënë në kërkim të një trajneri të ri dhe italiani duket kandidati i duhur për të kthyer Kupën e Botës në Brazil. Ançeloti e ka mohuar një lëvizje të tillë, por Federata Braziliane e Futbollit nuk fshihet më. Presidenti i tyre ka pranuar për “BeIN Sports” se trajneri i Realit të Madridit është i parapëlqyeri i tyre.
“Nuk po them që Ançeloti ka një ofertë nga ne, por ne po kontrollojmë nëse ai dëshiron të vijë. Kemi një plan A dhe e them me sinqeritet për herë të parë. Nuk ka kuptim ta fshehim, Ançeloti është i preferuari jonë”, ka thënë Ednaldo Rogrigezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/