Nuk ka kthim pas/ Strakosha largohet në fund të sezonit, Tare ka gati pasardhësin në portën e Lacios

Tomas Strakosha ka humbur shumë këtë sezon te Lacios, ku nga i padiskutueshëm mes shtyllave e ka gjetur veten të abonuar me stolin. Pepe Reina ka fituar besimin e trajnerit Inzagit dhe për këtë arsye duket se nuk ka më kthim pas për portierin shqiptar. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Strakosha dhe Lacio do të ndajnë rrugët mes tyre në fund të këtij sezoni.

Në shtëpinë bardhekaltër janë përgatitur për një skenar të tillë, prandaj kanë piketuar pasardhësin e gardianit të Kombëtares kuqezi. Montipo është i preferuari i Igli Tares. Portieri i Beneventos po zhvillon një sezon mjaft pozitiv në Serie A dhe me shumë ngjasa do të kalojë nga Filipo Inzagi, nën urdhërat e vëllait të tij, Simone Inzagit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online