Partizani arriti që të fitonte edhe ndeshjen e kthimit kundër Sfintul Gheorge. Kryeqytetasit fituan në shifrat 2-3, pavarësisht se e gjetën veten në disavantazh që në minutat e para të takimit. Por turi i dytë në “Conference League” për të kuqtë është i pamëshirshëm pasi do të përballen me Bazelin.
Nuk ka vend për shumë festë pas këtij kualifikimi i parë, me kalendari e ngjeshur që nuk lë vend për pushimin e gjatë. Të kuqtë do të udhëtojnë drejt Zvicrës për tu ndeshur me Bazelin në datën 22 korrik, ndërsa sfida e kthimit do të jetë në 29 korrik. /Sport Ekspres/