Thomas Strakosha ka nuk ka humbur asnjë moment nga ky sezon i Serie A me Lazion e tij. Gardiani shqiptar, i cili është pranë arritjes së 40 ndeshjeve pa pësuar gol në Itali, është lojtari që ka luajtur për më tepër minuta këtë sezon në elitën italiane.
Plot 3330 minuta i takojnë futbollistit shqiptar, që gjendet në majën e renditjes në këtë aspekt, së bashku me portierin Musso të Udinezes. Strakosha numëron 37 përballje të zhvilluara me fanellën e Lazios deri më tani dhe nuk ka pushuar në asnjë moment. 90 minuta të plota çdo ndeshje janë rezervuar për portierin kuqezi, që ka qenë i pazëvendësueshëm dhe mjaft thelbësor në këtë sezon për klubin Italian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/