Te Shqipëria po vazhdojnë që të vijnë talente të ndryshme nga shkolla angleze e futbollit. Tre prej tyre do të ishin protagonist në fitoren e kuqezinjëve U-21 me shifrat 0-3 ndaj Andorrës U-21. Përveç Armando Brojës dhe Armando Dobrës që janë emra të njohur tashmë për tifozët shqiptarë, listës i bashkohet edhe Anis Mehmeti.
Futbollisti 20-vjeçar ka fituar besimin e drejtuesëve të Ëycombe duke marrë shpeshherë edhe vendin e titullarit. Goli i parë do të vinte në “Championship” teksa lojtari shqiptar i shënoi QPR në barazimin 1-1. Menjëherë trajneri Ainsëorth e ngriti në qiellin e shtatë Mehmetin: “Me talentin që ka në këmbë mund të jetë i patrembur. Ndonjëherë kjo është pasuri e madhe kur je i ri, pasi luan pa frikë. Është si veta jeta, pasi kur plakesh fillon që të kesh më tepër frikë nga gjërat. Mehmeti është i pathyeshëm dhe i pandalshëm për momentin.
Mund të arrijë gjithçka dhe unë e shoh duke luajtur në “Premier League”. Hyri në ekipin B, por ka përparuar në ekipin e parë pasi është talent i vërtetë. Luan aq thjeshtë me të dyja këmbët dhe ka bërë disa gola të mahnitshëm në stërvitje. Është super talent”, tha trajneri.
Shqipëria punoi shumë për ta afruar këtë lojtar në gjirin e saj dhe Mehmeti i përket kuqezinjëve U-21. Debutimi erdhi në mënyrën më të bukur teksa sikur të mos mjaftonte fitorja do të tundej edhe rrjeta. Armando Broja vendosi që t’i linte 11-metërshin në mënyrë që debutimi të ishte edhe më i bukur. Urimi për golin e Mehmetit ka ardhur edhe nga faqja zyrtare e Ëycombe. /Sport Ekspres/