Nuk ka as më Dritë në Europë, Tirana mban flamurin e vetëm për shqiptarët

Pas eliminimit të Shkëndijës kundër Totenhemit, të njëjtën rrugë ka ndjekur edhe kampionia e Kosovës, Drita. “Intelektualët“ janë mposhtur me shifrat 2-0 në Poloni, ku nuk mund të kalonin dot Legian e Varshavës. Kështu nuk do të ketë as Dritë në Europë për shiptarët, që shohin skuadrat e tyre nga e gjithë shqiptaria t’i thonë lamtumirën kompeticioneve europiane, ku janë përfaqësuar me kokën lart.

Të gjithë sytë tashmë kthehn në Bern të Zvicrës, aty ku më 1 tetor Jang Bojs pret bardheblutë e Tiranës. Kampionët në fuqi të Superiores mbajnë në këto momente flamurin e vetëm për shqiptarët dhe shkojnë në kryeqytetin zvicerian me objektivin e vetëm për të shkruar historinë e tyre e për të bërë krenarë të gjithë tifozët, që këtë herë do të jenë më të mëdhenj në numër. Bardhebluve u shtohen tifozë nga e gjithë shqiptaria, të cilët presin të krenohen me Tiranën në arenën europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online