Laçi do të përballet kundër Erzenit në këtë javë të Superiores. Fitorja është detyrim për kurbinasit në mënyrë që të jenë në vallen e Europës. Nëpërmjet një reagimi të fundit klubi njofton se hyrja do të jetë falas për ndeshjen kundër Erzenit për të gjithë sektorët e tjerë të stadiumit, duke përjashtuar tribunën qendrore.
“Ekipi i zemrës ju thërret! Të dielën Laçi përballet me Erzenin, prej orës 15:00, dhe në shtëpi nuk duhet të mungojë asnjë! Objektivi ynë nuk ndryshon dhe së bashku mund të regjistrojmë një tjetër sezon të suksesshëm, duke siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës.
Biletat në tribunën qendrore, 500 lekë, kurse në sektorët e tjerë të stadiumit hyrja do të jetë falas. Asnjë arsye për të munguar, të dielën të gjithë në stadium! Para Laçi”, shkruhet në njoftim. /Sport Ekspres/