“Nuk jemi një Brazil i vogël, jemi një Shqipëri puro”, Silvinjo tregon ADN-në e Kombëtares: Lojtarët argëtohem, janë teknikë dhe të shpejtë

Silvinjo ka dhënë një intervistë për emisionin “Top Story”, i cili prezantohet nga Sokol Balla dhe transmetohet në “ABC News”. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka deklaruar se ekipi i tij nuk është një Brazil i vogël në Ballkan, por një Shqipëri 100% e pastër. Tekniku Brazilian ka treguar ADN-në e Kombëtares kuqezi, që e ka bërë kaq të suksesshme në këto kualifikuese për Kampionatin Europian Gjermani 2024.

“Nuk është një Brazil i vogël. Është një Shqipëri puro. Është ADN-ja e futbollistëve shqiptarë. Edhe ngjyrat janë shumë të bukura, ato kuqezi. Më pëlqen shumë dhe skuadra është shqiptare 100%. Unë shoh shumë Shqipëri te kjo skuadër. Kjo është ajo që lojtarët japin në fushë me cilësinë, apo me shpirtin e garës. Janë momente shumë të bukura. Nuk ka mbaruar, kemi edhe dy finale shumë të rëndësishme. Kemi lojtarë shumë të mirë, por na mungon edhe një hap. Lojtarët e dinë këtë. Për mua kjo është AND-ja e Shqipërisë, futbollistë teknikë, të shpejtë, që godasin mirë portën. Në fushë ata argëtohen”, ka deklaruar Silvinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *