“Nuk je te Reali këtu”! Në Itali “masakrojnë” Kristiano Ronaldon: Donte penalltinë e fundit që të festonte, nga qyteti i Falkaos

Nga Klaudio Ndreca

Kristiano Ronaldo ka marrë kritika të forta nga Italia pas finales së humbur të Juventusit kundër Napolit. Për 90 minuta që u zhvillua kjo përballje nuk pati asnjë gol të shënuar, pavarësisht përpjekjeve që më të rrezikshme ishin nga krahu i ekipit të drejtuar nga Gatuzo.

Ndërkohë shumë ka zhgënjyer në këtë përballje Ronaldo. Të gjithë e kishin vështrimin te sulmuesi portugez për të bërë diferencën, por kjo nuk ndodhi. Media më prestigjoze në Itali, “Gazzetta dello Sport” ka bërë edhe një krahasim me Falcaon dikur, duke nënvizuar egon e këtyre lojtarëve për të bërë penalltinë e fundit dhe që të festojnë arritjen e madhe. Kur dy penalltitë e para u humbën nga shokët e skuadrës, portugezi duhej të shfaqej për t’i dhënë më tepër guxim dhe vetëbesim të tjerëve, por sërish hezitoi.

“Ronaldo duhej të ishte shfaqur menjëherë pas gabimeve të bëra nga shokët e tij te penalltitë për të dhënë guxim. Kështu bën edhe një drejtues. Përkundrazi, u zhduk në qytetin e Falkaos. Pastaj kërkon privilegjet e sulmit duke përfshirë të drejtën e patjetërsueshme për të goditur sa herë ka topin. Por nuk e kupton që nuk është më te Reali i Madridit. Te penalltitë, duhej ta bënte patjetër i fundit për të festuar?”, shkruhet në median italiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *