Lidhja mes nënës së Nejmarit dhe modelit Tiago Ramos ishte më e komentuara pak kohë më parë. Kjo pasi i dashuri i ri ishte vetëm 23-vjeçar dhe kishte në diferencë prej 30 vitesh mes tyre. Megjithatë kjo lidhje nuk mund të përfundonte në mënyrë të bukur, kur menjëherë do të zbulohej se Tiago kishte pasur histori seksuale edhe me meshkuj të tjerë.
Për këtë arsye nëna e Nejmarit vendosi të ndahej, por skandalet nuk mbarojnë këtu. Policia braziliane e ka thirrur për të dhënë deklaratë dhe të qartohej një situatë dhune. Ramos u shtrua në spital dhe qepi krahun pas plagëve të marra gjatë një debati më nenën e Nejmar.
Por më vonë u vërtetua se kjo nuk ishte një vepër e Nadine Goncalves, por ishte djaloshi që kishte ngritur tonet dhe kishte goditur një pjesë të xhamit në nerva e sipër. Fqinjët thirrën menjëherë policinë nisur nga britmat që vinin nga banesat, ndërsa vetë lojtari i PSG-së i ka dërguar edhe një mesazh zanor Tiago Ramosit që të linte të qetë nënën e tij. /Klaudio Ndreca-Sport Ekspres/