“Nuk janë dele njerëzit t’ju besojnë”, Bejzade për kilometrat e Celhakës: Me aerobi i ka bërë?

Tirana ka publikuar rekordet e arritura nga ana e Isak Gyamfi që ka arritur në 35 km në orë si shpejtësi dhe 12.2 kilometrat e përshkruara nga Celhaka kundër Apolonisë.

Por këto shifra i përafrohen niveleve më të larta të futbollit europian dhe për këtë arsye janë ngritur shumë dyshime. Këtë herë ishte “arusha” Bejzade që nuk mund ta besojë këtë statistikë.

“Në Bundesligë gjermane më i miri është 12,3 kn. Shumica vrapojnë 10-11 km gjatë 90 minutave, sprinte 900 deri në 1200 metra, ngritje-shpejtësie 50 deri 60 herë dhe ndryshim ritmi çdo 5 sekonda.

Tani lind pyetja: ky mbase i bën aerobi këto 12 km, se me kampionatin shqiptar sa i kam parë unë disa ndeshje, veç ecin nëpër fushë. Prandaj më seriozë se çfarë shkruani këtu se nuk janë të gjithë si dele që t’ju besojnë juve”, tha Bejzade. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online