“Nuk jam nga ata që fshihen”, Armando Sadiku meriton gjithë duartrokitjet te Malaga: Veten e shoh në fytyrë pasi…

Nga Klaudio Ndreca

Armando Sadiku do të vazhdojë që të jetë pjesë e Malagës deri në fundin e këtij sezoni. Kontrata e huazimit e sulmuesit shqiptar përfundonte në muajin qershor, ndërsa kishte të drejtën për t’u larguar nga ekipi. Por i lidhur kaq shumë me klubin dhe qytetin, nuk mund ta tradhëtonte në këtë mënyrë.

Menjëherë ka pranuar propozimin e ofruar, për të vazhduar deri në fund me Malagën. Në këtë mënyrë do ta ndihmojë ekipin për të realizuar objektivin që ka në kampionat, ndërsa është njëkohësisht edhe sulmuesi i pazëvendësueshëm që ka kjo skuadër.

“Kur më thanë për situatën, u thashë që padyshim dua të jem pjesë e Malagës deri në fundin e sezonit. Kjo pasi unë nuk jam një person që dua të fshihem. Gjithmonë e shoh veten në fytyrë pasi ta dërgoj deri në fund punën time.

Jam i sigurt që do të jap më të mirën për këto ndeshje, për Málagan, siç kam bërë gjithmonë. Kam një ndjenjë shumë të veçantë për tifozët dhe njerëzit që punojnë këtu dhe kjo është arsyeja pse unë jam i detyruar të jap 100% tim në këto ndeshje për të shënuar gola dhe për të ndihmuar skuadrën”, ka thënë Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online