Mjeshtri Ilir Biturku, i ofron Superligës talente pa fund që janë për t’u duartrokitur

Futbolli shqiptar po tregon rritje nga sezoni në sezon dhe kjo u pa edhe në kualifikueset e Europa League ku gjithë skuadrat shqiptare u kualifikuan. Por ajo çfarë po kthehet në modë te skuadrat shqiptare është aktivizimi i futbollistëve të rinj. Një plejadë e shkëlqyer e vitit 2000 duket se po i vjen futbollit tonë. Jurgen Çelhaka, Marsel Ismajilgeci te Tirana, Adolf Selmani , Albion Marku te Laçi, Ildi Gruda , Aldrit Oshafi te Teuta, Elmir Lekaj te Vllaznia, Jorgo Pëllumbi te Skënderbeu, Tedi Cara te Partizani apo edhe Arlis Shala që së fundmi është transferuar në Kosovë tek Llapi janë djemtë që po krijojnë emrin e tyre në futbollin tonë.

Çfarë kanë të përbashkët këta djem ? Të gjithë janë të vit lindjes 2000 dhe kanë qenë pjesë e vazhdueshme e kombëtareve të moshave. Por më e rëndësishmja ku përveç formimit që kanë marrë në klubet e tyre, është se janë stërvitur nga duart e trajnerit të mirënjohur kavajas, Ilir Biturku. Ishte pikërisht trajneri aktual i kombëtares U-20 të Shqipërisë që ka këmbëngulur me shumë forcë për afirmimin e lojtarëve të kampionatit tonë. Ku shpesh ka “refuzuar” edhe lojtarë që vinin nga jashtë, por që nuk krijonin diferenca me elementët e sipër përmendur. Biturku një njohës i mirë i futbollit të moshave në vend, ku është edhe themelues i akademisë së Teutës. Sot emra të talentuar të futbollit durrsak si L.Vila, F.Beqja, L.Beqja, Lushaku, Kapllani, Qehaja e shumë të tjerë janë “rritur” në duart e 52-vjeçarit. Gjithashtu drejtimi me sukses i ekipeve si Besa dhe Teuta në Superligë apo edhe eskperinca që trajneri pati në Kuvajt i kanë shërbyer për zgjerimin e njohurive të tij mbi futbollin.

Me fjalë pak e punë shumë e duke mos qenë asnjëherë personazh në media, Biturku ka ditur si të krijojë emrin e tij si edhe të ofrojë elementë që në te ardhmen do jenë ndoshta edhe bazë e kombëtares. Të tillë personazhe si Ilir Biturku lënë punën e tyre të flasë për ta. Por hera herës edhe ne duhet të kujtojmë figurat me vlerë të sportit dhe futbollit në këtë rast. Gjithsesi puna e Biturkut ende nuk ka përfunduar, pasi breza të tjerë të talentuar do vijnë në vitet e ardhshme. / Endri ÇINARI- Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online