“Nuk ishte ndeshje legale”, shpërthen Brdariç pas humbjes: Çfarë i ndodhi arbitrit? Nuk e di sa herë ishte kundër nesh

Trajneri Brdariç ka reaguar sa i përket arbitrit që gjykojë ndeshjen mes Sirokit dhe Vllaznisë. Duke humbur tërësisht kontrollin e takimit, shkodranët janë penalizuar thuajse në çdo moment me vendimet e gjyqtarit. Tekniku gjerman ka komentuar për mediat dhe njëkohësisht ka shpërthyer mbi arbitrimin duke thënë se ndeshja ishte jo legale.

“Ne humbëm sot. Nuk e di se çfarë ndodhi me arbitrin, humbet komplet kontrollin e gjithçkaje. Për mua nuk ishte ndeshje legale. Nuk e di sesa herë ishte kundër nesh. Vllaznia luajti mirë, kishte besimin, mund të përmirsohet më tepër. Ne kemi luajtur kundër 12 lojtarëve sot dhe ishte shumë e lodhshme. Mund ta fitonim ndeshjen me një arbitër më të mirë dhe në një ditë më të mirë”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online