“Nuk ishte kjo përmbysja më e çmendur”! Mendy nuk i bën përshtypje fitorja me Bayern: Përmbysja kundër Man City ishte më e çmendur

Ferland Mendy është pyetur nga gazetarët nëse përmbysja kundër Bayern Munchen ishte më e çmendura që ka parë. Megjithatë lojtari i Real Madrid kishte një tjetër mendim, pavarësisht emocioneve të freskëta që vinin nga gjysmëfinalja e dytë e Champions League.

“A është kjo përmbysja më e çmendur? Jo, përmbysja më e çmendur ishte ajo kundër Manchester City. Por edhe kjo ishte një fitore e mirë, na shijoi”, tha Ferland Mendy. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/