Reali i Madridit bëri një hap fals ndaj Cadiz, duke barazuar me rezultatin 0-0. Në këtë mënyrë, një fitoreje e Sevillas ndaj Barcelonës ditën e martë do ta ngushtonte diferencën në vetëm 3 pikë. Megjithatë gjërat mund të shkonin shumë më keq për madrilenët.
Në minutën e 26-të Casemiro bën një ndërhyrje “makabre” ndaj lojtarit të Cadiz, duke ndalur aksionin e kundërshtarit.
Faulli ishte nga prapa dhe me qëllimin për të dëmtuar futbollistin dhe në ketë mënyrë duhej ndëshkuar me kartonin e kuq. Por arbitri vendos ta ndëshkojë me kartonin e verdhë, duke mos përdorur as teknologjinë VAR. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/