Përvoja e Rolando Maranitt e Kombëtarja shqiptare nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Trajneri italian ka pësuar 2 humbje në po aq miqësore të zhvilluara. Pas disfatës 0-1 ndaj Luksemburgut në “Air Albania”, Marani është paraqitur përpara mediave në konferencë për shtyp. Ai ka deklaruar se nuk kishim të bënim me mungesë impenjimi nga ana e lojtarëve, por sezoni i gjatë ka dhënë efektet e tij.
“Absolutisht jo. Nuk kishte mungesë impenjimi nga lojtarët. Madje, ishin të gjithë të disponueshëm. Ndoshta ka qenë aspekti psiko-fizik i faktit që jemi në periudhën kur kanë mbaruar ndeshjet e një sezonit shumë të gjatë. Nga ana tjetër është edhe zhgënjimi i nga eleminimi në ‘play off’ të botërorit. Ndoshtja kjo mund t’i ketë ndikuar pak lojtarët. Ndoshta nuk kemi qenë shumë të karikuar. Disa lojtarë më pak të karikuar. Goli i pësuar na kaloi pak në akth. Kjo nuk duhet të ndodhë.
Duhet të fokusohemi te disa gjëra specifike dhe duke u nisur nga këtu mund të përmirësohemi dhe të punonim mbi to. Mund të zgjidhnim të punonim për të ndërtuar një skuadër për të ardhmen, ose të punonim për veten. Por unë jam fokusuar te ndërtimi i një skuadre për të ardhmen. Thjesht kemi nevojë për të sistemuar disa aspekte të grupit.
Kemi pasur disa mungesa lojtarësh. Besoj se skuadra ka shumë potencial. E rëndësishme është që lojtarët të impenjohen. Duhet të kuptohen edhe vështirësitë e tyre për shkak të momentit të sezonit. Disa prej tyre kanë luajtur pak në ekipet e tyre. Por ky është një risk që unë e kam marrë për të parë edhe karakteristikat e tyre. Shqipëria, për të bërë mirë, duhet të japi 100%.”, ka deklaruar Rolando Marani./Sport Ekspres/