Elseid Hysaj ka hyrë në historinë e Kombëtares shqiptare të futbollit. Mbrojtësi shkodran ka vendosur rekord për sa i përket numrit të ndeshjeve që ka mbajtur veshur fanellën kuqezi. Lojtari i Lacios është i vetmi futbollist që ka arritur shifrën e 100 paraqitjeve me ekipin kombëtar.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta nderojë lojtarin shqiptar për këtë arritje të veçantë në karrierë. Përpara nisjes së miqësores me Luksemburgun, presidenti Duka i ka dorëzuar Elseid Hysajt një fanellë të Kombëtares me numrin 100 pas saj, duke i simbolizuar kështu edhe numrin e ndeshjeve që ka i veshur me ngjyrat kuqezi./Sport Ekspres/