Federata Shqiptare e Futbollit shpreh pikëllimin e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku, në moshën 22-vjeçare.
Një lajm i rëndë për familjen e tij, klubin e Elbasanit, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin e futbollit shqiptar, që humbet një djalë të ri me të ardhme përpara dhe pasion të madh për futbollin.
Përmes një mesazhi publik, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, shprehu ngushëllimet e tij për këtë humbje të rëndë.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fatjon Bunjakut. Kjo është një tragjedi e rëndë dhe një humbje e madhe, pasi bëhet fjalë për një djalë të ri, vetëm 22 vjeç, me një të ardhme të tërë përpara. Fatjoni do të kujtohet për talentin, përkushtimin dhe pasionin e tij për futbollin, si dhe për respektin që gëzonte tek të gjithë ata që e njohën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku, të afërmve, miqve, bashkëlojtarëve dhe klubit të Elbasanit. U prehtë në paqe shpirti i tij dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij.
Federata Shqiptare e Futbollit i bashkohet ngushëllimeve për familjen Bunjaku, të afërmit, miqtë, bashkëlojtarët dhe klubin e Elbasanit në këto momente të vështira.
U prehtë në paqe shpirti i tij dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të.