“Nuk ishim me fat, pak shanse për vendin e dytë”, Reja komenton shortin e Kombëtares: Doja të binim te gurpi i…

Shqipëria është njohur me Kombëtaret që do të ndeshet në kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Goglat i kanë rezervuar një grup të vështirë kuqezinjve, të cilët do të kenë përballë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Vendi i dytë duket i vështirë për Kombëtaren tonë dhe këtë mendim e ndan edhe trajneri Edi Reja.

Kreu i pankinës së Shqipërisë ka folur për mediat shqiptare në një konferencë për shtyp, ku është shprehur se ekipi ynë kombëtar ka rënë në grupin më të vështirë. Preferencë e italianit ishte grupi i Danimarkës ose i Kroacisë, por tashmë shorti e ka dhënë verdiktin final.

“Nuk ishim me fat te shorti, them se na ka penalizuar. Anglia është kokë grupi dhe dihej që do na binte një ekip i fortë, ndaj pranohet. Polonia është e fortë, na ra një nga më të fortat në vazon e dytë. Hungaria tani po bën shumë mirë. Shpresoja në grup tjetër, te Danimarka e Kroacia. Gjithsesi do të luajmë, edhe pse kemi pak shanse për vendin e dytë. Me San Marinon dhe Andorrën i llogaritin të gjithë pikë të plota dhe nuk ka nevojë për shumë komente.

Kundër Hungarisë është e pamundur të luajmë miqësore, shpresojmë të gjejmë zgjidhje tjetër për në qershor. Skuadra është në rritje. Shpresoj të kemi kondicionin fizik të duhur. Ne do provojmë gjithçka. Shpresoj që në mars të ketë tifozë në stadiume, pasi me ata mund të bëjmë paraqitje edhe më të mira.

Nuk është se nuk do t’i provojmë shanset tona. Do provojmë gjithçka në fushë. Është e vështirë, nëse kapim vendin e tretë do tregojmë se kemi rritje. Këto ndeshja na japin shumë eksperiencë. Nëse nuk ia dalim të kualifikohemi në Botërorit, atëherë do mundohemi të jemi gati për kualifikueset e Europianit. Sot votova Levandovskin si lojtarin më të mirë dhe uroj të mos jetë në formë kur të luajë kundër nesh”, ka deklaruar Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online