“Deja vu“ për De Biazin/ Shorti i kujton ëndrrën e madhe me Shqipërinë, i përsëritet me Azerbajxhanin

Të 55-ta përfaqësueset europiane kanë mësuar sot kundërshtarët që do të kenë në grupe gjatë kualifikueseve për Katar 2022. Por fati i ka bërë një surprizë të veçantë De Biazit. Një “deja vu” ishte ky short për ish-trajnerin e Kombëtares, që i kujton edhe njëherë ëndrrën e madhe me Shqipërinë, ku siguroi një biletë për në Francë në të njëjtin grup me Portugalin dhe Serbinë.

Sot, 6 vite më vonë, e njëjta situatë përsëritet, por këtë herë do të jetë i ulur në stolin e Azerbajxhanit dhe jo në atë të kuqezinjve. Në një grup me 5 ekipe, po ashtu si në kualifikueset e Euro 2016, dhe ku përballë do të ketë sërish Portugalinë dhe Serbinë. Nëse me Shqipërinë përballë do të kishte edhe Danimarkën, këtë herë është një tjetër rival i vështirë nga Europa Veriore, Irlanda.

Një grup vërtetë i vështirë ky për De Biazin, por aspak më i lehtë nuk ishte edhe me Shipërinë. Me kuqezinjtë trajneri italian besoi dhe ia doli që një ëndërr në dukje të pamundur ta kthente në një realitet me të cilin edhe sot e kësaj dite të gjithë shqiptarët krenohen. Nëse fati ka rezervuar një rastësi të tillë, a do të mundet De Biazi të përsërisë të njëjtën histori si vite më parë me Azerbajxhanin? E për mësuar përgjigjen duhet lënë koha dhe fusha të flasë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Grupi A
Portugali
Serbi
Irlandë
Luksenburg
Azerbajxhan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online