Rei Manaj ka një CV mbreslënëse sa i përket lojtarëve shqiptarë që nuk kanë të gjithë fatin për të veshur fanellën e Interit dhe Barcelonës, vetëm në moshën 24-vjeçare. Sulmuesi i Kombëtares ka debutuar në moshë të re me ekipin e parë të zikaltërve në kohën që drejtoheshin nga Mancini, ndërsa sa i përket katalanasve, kishte fatin për t’u stërvitur me yjet e Europës në kohën e Setien.
Shumë ekipe të ndërruar dhe huazime që përfundonin mes dështimesh në shumicën e rasteve, por Rei Manaj duket se ka rilindur te Barcelona B. Pas një sezoni të dështuar me të rinjtë e katalanasve, Pinimienta do t’i besonte edhe njëherë që Manaj të shpallej golashënuesi më i mirë i ekipit. Në intervistën e dhënë së fundmi për “Gazzetta dello Sport”, futbollisti shqiptar ka treguar për herë të parë të gjitha gabimet që ka bërë dhe që nuk e kanë lejuar për të qenë edhe në nivel më të lartë.
“Meritat për formimin tim? Janë të gjithë për familjen. Kur isha te Interi, ata më thanë që të isha i përulur. Nuk e kuptova pse ishte kaq e rëndësishme atëherë. Kur më thonin për disa gjëra që “mos e bëj”, unë gabova. Shembuj konkret? Më të këqijat nuk mund t’i them. Kur isha te Cremonese përshembull kam bërë shumë gabime. I dërgoja masazhatorët në “ferr” nëse nuk më masazhonin mua të parin. Debatoja me shokët e mi të skuadrës dhe askush nuk më thoshte dot gjë sepse po më kërkonin të gjitha klubet e mëdha, madje edhe Manchester United.
Kam qenë tifoz i Interit gjithmonë, që kur isha i vogël, pasi e gjithë familja ishte me Interin. Jam gëzuar që e kanë fituar kampionatin. Dëgjohem shpesh edhe me Perisic. E ardhmja? Kam oferta nga La Liga dhe Italia, por nuk dua të them emra konkret. Por që t’i jap përgjigje pyetjes tuaj, mund të kthehem në Itali”, tha Manaj. /Sport Ekspres/